Flash News

E-TJERA

143 kg kokainë mes bananeve, gjykata lë në burg dy administratorët e kompanisë

143 kg kokainë mes bananeve, gjykata lë në burg dy

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy administratorët e kompanisë së bananeve "Masabifruits" pasi brenda kontinierit ku ndodheshin frutat, ishin fshehur 143kg kokaninë.

Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti para trupit gjykues, nuk e kanë pranuar akuzën. Ata janë shprehur se s’kane lidhje me drogën.

“S’kemi asnjë lidhje me drogën. Ne kemi porositur vetëm banane dhe nuk kemi asnjë ide qe brenda kishte edhe lëndë narkotike”, janë shprehur para trupës gjykuese.

Kujtojmë që ata u arrestuan gjatë operacionit “El Mejro”, ku u kap një sasi prej 143 kg kokainë në Portin e Durrësit dhe që vinte nga Ekuadori.

Policia në njoftimin për media, shkruante, “uniformat blu kanë arrestuar të dy administratorët e kompanisë "Masabi Fruits" me qendër në Kombinat, Tiranë, ku pritej të zbarkonte kontejneri me sasinë e kokainës që ishin nisur nga Ekuadori. Në pranga janë vënë shtetasit Klajdi Xibraku, 30 vjeç dhe Erjon Peti, 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga deklaratat paraprake ata e kanë mohuar të dy që të kenë lidhje me këtë ngjarje”.

Të fundit