E-TJERA

16 marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

16 marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e dy

Zbardhet axhenda e marrëveshjeve që do të nënshkruhen në mbledhjen midis qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi i 7-të mes tyre do të zhvillohet në Elbasan dhe do të nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshjet përfshijnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, ku më kryesorja është lehtësimi i procedurave për marrjen e lejeve të qëndrimit në Shqipëri ose Kosovë.

Lista e marrëveshjeve:

1. Marrëveshja për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm

2. Marrëveshja për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit

3. Marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)

4. Marrëveshja per ndihme te ndersjellte juridike ne ceshtjet civile dhe tregtare

5. Marrëveshja per njohjen e sigurimeve shoqerore

6. Marrëveshja për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave

7. Kalendari i përbashkët kulturor vjetor Shqipëri-Kosovë

8. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë kulturore

9. Protokoll bashkepunimi per krijimin e Sekretariatit Koordinues Nderqeveritar

10. Marrëveshje për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë

11. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe institucionit kompetent të palës kosovare

12. Marrëveshje për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave

13. Manual i përbashkët për procedurat standarde të operimit në doganën e Durrësit.

14. Manuali per procedurat standarte te operimit ne piken e perbashket te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vermice

15. Marrëveshje për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut

16. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave në Kosovë

 

Të fundit