Flash News

E-TJERA

16-vjeçari humbi jetën, profesori italian 2 muaj në paraburgim në Fier; bashkëshortja apel për transferim në Itali

16-vjeçari humbi jetën, profesori italian 2 muaj në paraburgim

Një profesor italian i Biologjisë, Michele D’Angelo, po mbahet në paraburgim në Fier prej dy muajsh, pas një aksidenti të rëndë në Shqipëri ku humbi jetën një djalë 16-vjeçar. Ngjarja ndodhi ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij, Vanessa Castelli, gjithashtu pedagoge në Universitetin e L’Aquila, po udhëtonin për të marrë pjesë në një dasmë.

Bashkëshortja e tij ka dhënë një intervistë për “La Reppublica”, ku shprehu shqetësimin për gjendjen e tij psikologjike dhe kushtet në paraburgim.

“Kam pasur një krizë psikologjike, por po përpiqem të rezistoj. Nuk po kërkojmë privilegje, por respekt për të drejtat dhe garancitë themelore që çdo qytetar duhet të ketë, veçanërisht në kohë kaq të vështira.

Michele është thellësisht i prekur psikologjikisht. Ai është vetëm, larg shtëpisë, në një mjedis të panjohur, me një gjuhë që nuk e flet. Paraburgimi po e lodh ditë pas dite. Ai është një person i ndjeshëm, një profesor i respektuar, i mësuar të jetojë mes studentëve, eksperimenteve laboratorike dhe shumë kolegëve. Tani librat janë streha e tij, por vetmia është e rëndë. Çdo vizitë është një përvojë intensive, por edhe e dhimbshme. Ai përpiqet të ruajë qetësinë dhe dinjitetin e tij, por është e qartë se kjo përvojë po e vë në provë”, tha ajo.

Ajo u bëri apel autoriteteve italiane, përfshirë kryeministren Giorgia Meloni, që të ndërmerren veprime për të siguruar që bashkëshorti i saj të përballet me këtë situatë “me dinjitet, qetësi dhe drejtësi”. Castelli kërkoi gjithashtu të shqyrtohet mundësia e transferimit të procedurave në Itali, për t’i mundësuar D’Angelos të jetë i rrethuar nga familja dhe kolegët.

“I drejtohem edhe një here me besim kryeministres, të cilës i kam shkruar tashmë një letër, si dhe institucioneve italiane, të ndërmerren veprime vendimtare për të siguruar që Michele të mund të përballet me këtë situatë me dinjitet, qetësi dhe drejtësi. Unë besoj në marrëdhëniet e forta midis Italisë dhe Shqipërisë, si dhe në ndjeshmërinë e autoriteteve kompetente, në mënyrë që të vlerësojmë mundësinë e transferimit të procedurave në Itali, ku Michele mund t’i përballojë ato me një mbrojtje më të madhe, në një mjedis familjar, i rrethuar nga të dashurit e tij, kolegët dhe studentët“, tha ajo.

Në intervistë, bashkëshortja përshkroi momentin tragjik të aksidentit, kur çifti kishte ardhur në Shqipëri për të festuar dasmën e një miku të tyre.

“Atë mbrëmje po shkonim me makinë në dasmën e një miku. Rruga ishte e lirë, Michele po kthehej ngadalë, me sinjalin e hapur, drejt hyrjes së restorantit ku po festohej dasma. Në atë moment, papritmas një Mercedes-Benz i bardhë, u shfaq me shpejtësi shumë të madhe, i cili nuk dukej të ngadalësohej. Michele frenoi instiktivisht dhe kjo e bëri përplasjen më pak katastrofike. Ne ishim të shokuar, duart na dridheshin, fytyrat na u zbehen, ndërsa shikimet tona u zbazën…“, tha Castelli.

Pas aksidentit, çifti tentoi të ndihmonte viktimën, duke kërkuar me dëshpërim ndihmë në rrugë, por pa sukses. Castelli theksoi se ajo dhe bashkëshorti i saj janë të tronditur dhe jetojnë me dhimbje për familjen e të riut që humbi jetën.

“Michele ishte në gjendje shoku. E mbaj mend të zbehtë, me një pamje të humbur dhe të hutuar. Pasi Mercedes-i kaloi menjëherë pranë nesh si një plumb, ai vrapoi menjëherë në rrugë për të kërkuar ndihmë. Ne të dy bërtisnim “ndihmë” me gjithë shpirt, duke tundur duart, duke u përpjekur me dëshpërim të tërhiqnim vëmendjen. Por askush nuk u ndal. Ishim të frikësuar, të çorientuar dhe mendimi ynë i vetëm ishte të merrnim një ambulancë sa më shpejt të ishte e mundur. Asgjë tjetër nuk kishte rëndësi në atë moment tmerri. Ne donim vetëm që dikush të ndërhynte.

Po, një djalë 16-vjeçar humbi jetën tre ditë më vonë. Është një tragjedi që na ka prekur thellësisht. Nuk është përgjegjësia jonë të vendosim fajin, por është e qartë që diçka shkoi keq në atë mbrëmje, papritur dhe në mënyrë dramatike. Kushdo që ka drejtuar, e di se sa mund të ndryshojë rruga në një çast. Ndonjëherë mjafton një vendim i marrë nga të tjerët, një shpejtësi e pakontrolluar dhe gjithçka ndryshon. Michele po kthehej me kujdes në një rrugë të hapur, kur një makinë u afrua me shpejtësi shumë të lartë. E që andej, gjithçka ndryshoi. Michele e jeton këtë dhimbje me shumë respekt dhe heshtje. Ai mendon për familjen e djalit çdo ditë dhe lutet që ata të gjejnëpak qetësi”, tha ajo.

Të fundit