Flash News

E-TJERA

2 persona të maskuar i zënë “pritë” efektivit në Kurbin

2 persona të maskuar i zënë “pritë” efektivit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në Kurbin. Një efektiv policie pretendon se është kërcënuar.

Në dëshminë e dhënë ai ka deklaruar se dy persona të armatosur dhe të maskuar i kanë dalë para.

Efektivi ka pretenduar se ata kanë qëlluar në ajër dhe e kanë kërcënuar. Ai ka deklaruar se nuk ka arritur që t’i njohë dy personat që i bënë pritë në rrugë.

Ngjarja sipas efektivit të policie ka ndodhur teksa efektivi po lëvizte me makinë në rrugën në fshatin Sanxhak. Efektivi i policisë ka qenë i veshur me uniformë.

Policia po heton dy pista, faktin që deklarata e efektivit mund të jetë e vërtetë, por edhe e inskenuar pasi në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

Në Lezhë ndodhet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Të fundit