Flash News

E-TJERA

"2 personalitete ka sjellë SHBA për zgjedhje: La Civitan dhe Ilir Demalinë"

"2 personalitete ka sjellë SHBA për zgjedhje: La Civitan dhe Ilir

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar incidentin e sotëm ku analisti Ilir Demaliaj u përplas fizikisht me kryetarin e Partisë Konservatore, njëherazi deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi në hollin e Hotel Tirana. 

Sipas tij, në këtë periudhë fushate në Shqipëri dy personalitete ka sjellë SHBA për zgjedhje: La Civitan për PD dhe Ilir Demalinë për PS. 

"2 personalitete ka sjellë SHBA për zgjedhje: La Civitan për PD dhe Ilir Demalinë për PS", shkruan Ylli Dylgjeri.

Ilir Demaliaj, i cili së fundmi është kthyer në një mbrojtës të flaktë të Edi Ramës në studiot televizive, ka pranuar publikisht se është kushëri me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Ramën. Ndërkohë, Kujtim Gjuzi është renditur si një nga aleatët më të zëshëm të opozitës dhe mbështetës i Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit.

Ngjarja e pazakontë është komentuar gjerësisht si një pasojë e tensioneve të akumuluara në politikën shqiptare dhe e gjuhës agresive që po përçohet nga liderët e saj.

 

Të fundit