All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

20 deputetët më shumë dhe më pak të paguar në sesionin e fundit parlamentar

All - Paragraf - 1

20 deputetët më shumë dhe më pak të paguar në

Një nga treguesit e monitorimit të ISP ishte përpjekja për të bërë ndërlidhjen midis nivelit të efikasitetit të deputetëve dhe përfitimeve të tyre financiare, sipas ligjit.

All - Paragraf - 3

Tabela e mëposhtme paraqet 20 deputetët me nivelin më të lartë të të ardhurave financiare nga aktiviteti parlamentar gjatë
sesionit të fundit parlamentar, si dhe 20 deputetët më nivelet më të ulta të të ardhurave financiare.

Tipar dallues është fakti se deputetët nga qarqet e largëta kanë edhe përfitimet më të mëdha financiare, dhe se në listën e deputetëve më të paguar bëjnë pjesë disa prej atyre që nuk kanë pasur pothuajse asnjë produkt parlamentar (nismë ligjore, propozim, interpelancë, apo pjesëmarrje aktive në komisione ose në seancat plenare).

Në pjesën tjetër të listës bëjnë pjesë kryesisht deputetë të Tiranës (banojnë në Tiranë). Për informacion, deputetët, përveç pagesës standard përfitojnë të ardhura nga pjesëmarrjet në komisione dhe në aktivitetet e tjera parlamentare, nga shërbimet mbështetëse (kuotë telefonike dhe pagesa për qira banese ose dieta udhëtimesh), etj.
Në tërësi, duke nisur nga pranvera e vitit 2023 deputetët aktualë janë njëherësh deputetët më të paguar të gjitha legjislaturave të tranzicionit, një vendim që u mor në mënyrë konsensuale prej tyre. Në terma të thjeshtë, pagesa mujore e deputetëve është rreth 2 deri 2.5 mijë euro pa llogaritur përfitimet shtesë që variojnë deri në 2 mijë euro të tjera.

20 deputetët më shumë dhe më pak të paguar në

Të fundit