Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Nga Gjergj Erebara, BIRN
Më 26 janar të këtij viti, gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij u sulmuan nga dy persona. “Krimi” që Hila kishte bërë për të shkaktuar agresionin ishte se ai kishte raportuar. Hila kishte raportuar mbi një vendim gjyqësor. Dy agresorët u dënuan më vonë nga Gjykata e Lezhës me 5 dhe 4 muaj burg secili për dhunën e ushtruar ndaj Hilës. Rasti i ndëshkimit ligjor të agresorëve është i vetmi i tillë i shënuar këtë vit ndërsa agresioni ndaj lajmësit, jo. Në shkurt, gazetarët e emisionit Fiks Fare në Top Channel u sulmuan për shkak se ishin duke xhiruar shfrytëzimin e lumit Zezë në Fushë-Krujë për inerte. Ndërsa në mars, Pal Kola, 60 vjeç, roje sigurie, humbi jetën pas një atentati ende të pazbardhur kundër Top Channel, një prej televizioneve më të rëndësishme të vendit. Ngjarja, e cila përbën agresionin më të rëndë kundër medias në dekada, vijon të mbetet e pazbardhur. Një makinë që u gjet më vonë e djegur është prova nga e cila autoritetet nuk kanë arritur të shkojnë te të dyshuarit.
Në korrik, gazetarja e SYRI TV, Marsi Korreshi u përball me presion në Rrogozhinë. “Krimi” i saj ishte prania në një takim elektoral të kryebashkiakut Edison Memolla. Agresorët janë ende nën hetim.
Në tetor, gazetarja Afrovita Hysaj mori një kërcënim me jetë. “Krimi” i saj ishte raportimi mbi një rast përdhunimi. Autori i kërcënimit nuk u arrestua nga policia dhe nuk u ndalua, por policia deklaroi se e ka marrë kallëzimin e Hysajt.
Të gjitha rastet e agresionit ndaj gazetarëve, të cilat duket se janë shtuar vitin që po lëmë pas, lidhen me vetëm një gjë: e vërteta është një produkt i padëshirueshëm nga disa persona, të cilët, në rrethana të caktuara, marrin guximin të sulmojnë lajmësin. Në një vend ku qeveria dhe forcat e tjera politike në shumicën e rasteve prodhojnë vetë “lajmet” e veta, të cilat, më pas transmetohen nga media të paetiketuara si produkte jogazetareske, rastet kur gazetarët punojnë për të ofruar informacion të pavarur për publikun i bën ata automatikisht armiq.
Sulmet fizike ndaj gazetarëve janë vetëm njëra anë e problemit që i lë shqiptarët të painformuar dhe në errësirë dhe që, rrjedhimisht, minon aftësinë e tyre për të votuar në zgjedhje kandidatët më të mirë.
Organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë pasur një vit të mbingarkuar me raportime për dhunime dhe tentativa për shkelje apo kufizime të aftësisë së gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur.
Në nëntor, punonjësit e Gardës së Republikës në mënyrë të dhunshme dhe krejtësisht të papranueshme ndaluan gazetarët që raportojnë nga Kuvendi i Shqipërisë të kryejnë punën e tyre bazë, të intervistonin deputetët. Kuvendi bëhet në këtë mënyrë institucioni që në mënyrë të përsëritur synon të ndalojë efektivisht raportimin e pavarur.
Në vitin 2021, Kuvendi pati miratuar një rregullore, në bazë të së cilës, gazetarët duhej të shoqëroheshin nëpër korridoret e kuvendit nga zyrtarë, siç duket, me qëllim që të ndaloheshin efektivisht të bisedonin pa mbikëqyrje me deputetët apo me punonjës të tjerë.
Kur gazetarët nuk ndalohen dot fizikisht, pushteti përdor mjete të tjera, duke i shënjestruar përmes medias proqeveritare, apo siç duket, duke i sulmuar përmes portaleve anonime ose jo aq anonime, jo për çfarë thonë, por për çfarë janë.
Gazetarja Ola Xama u sulmua nga kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, fillimisht në komunikime personale, duke u cilësuar si “vrasëse me pagesë”, ndërsa një numër mediash vijuan për javë të tëra shënjestrimin e saj, jo për çfarë kishte raportuar, por pse kishte raportuar. “Krimi” i Xamës ishte raportimi mbi aferën shumëmilionëshe të incineratorit të Tiranës dhe konkretisht, raportimi mbi kërkesën që Prokuroria e Posaçme kishte dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisën për heqjen e imunitetit ndaj arrestit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas kronologjisë së ngjarjeve të hartuar nga SPAK, ishte një kërkesë e Bashkisë Tiranë ajo që solli koncesionin famëkeq, i cili i ka kushtuar shqiptarëve deri më sot, 100 milionë euro. Veliaj kundërshton këtë kronologji, por në vend që të japë shpjegime, sulmon lajmësin si “vrasëse me pagesë”.
Kryetari i bashkisë, i cili shfaqet pothuajse çdo ditë në disa televizione njëherësh me kronika të parapërgatitura nga zyra e tij e propagandës, është bërë shqetësim konstant i organizatave të medias. Në mars, shumë organizata vendëse dhe ndërkombëtare u shprehën të lemerisura nga sulmi i tij kundër një gruaje që, sipas tij, është personi pas një faqeje popullore në Facebook të quajtur Lolita. Në të njëjtin sulm, Veliaj shënjoi edhe një drejtues të faqes tjetër popullore Jeta Osh Qef.
Veliaj publikoi të dhëna personale të personit dhe të fëmijëve të saj, për të cilin supozon se është autorja e Lolita ndërsa organizatat vunë re se përbën rrezik për jetën e tyre. Sipas Veliajt, “krimi” i këtyre faqeve janë ankesat ndaj cilësisë së shërbimit të transportit publik në Tiranë.
Shqetësimet mbi lirinë e medias erdhën jo vetëm nga institucionet politike dhe partiake si qeveria, pushteti vendor, apo parlamenti, por edhe nga institucionet e pavarura. Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe Gjykata e Posaçme shkaktuan shqetësime serioze në dhjetor, kur morën në pyetje për shumë orë gazetarin Elton Qyno. Ndërsa Qyno ishte thirrur si person që ka dijeni për një vepër penale të dyshuar, gjykata lëshoi brenda pak orësh leje për SPAK për të kontrolluar gazetarin, automjetin, zyrën dhe shtëpinë e tij, në kërkim të një burimi.
Ndërsa hetimi i nxjerrjes së sekretit hetimor është një detyrë dhe e drejtë e prokurorisë, kontrolli dhe sekuestrimi i mjeteve të punës të gazetarit në kërkim të burimit sipas ekspertëve të lirisë së shprehjes, mund të lejohet vetëm në raste shumë ekstreme dhe vetëm pasi të gjitha masat e tjera hetimore janë ezauruar pa rezultat. SPAK dyshon se nga zyrat e saj ka rrjedhje informacioni sekret ndërsa masat hetimore të ndërmarra prej saj para se të shkohet te gazetari nuk bëhen të ditura. Aksesimi i mjeteve të punës të gazetarit nga autoritetet publike konsiderohet shumë shqetësues sepse një gazetar komunikon me një numër burimesh, ku që të gjithë ekspozohen nga sekuestrimi i pajisjes përpos çështjes konkrete. Për këtë arsye, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka përcaktuar se masa të tilla mund të ndërmerren vetëm në raste ekstreme, pasi shkaktojnë efekt frikësues për të gjithë njerëzit, zyrtarë apo jo, që flasin dhe furnizojnë me informacion gazetarët.
Në dhjetor, BIRN Albania dhe Regjistri Global i Medias, publikuan rezultatet e Monitorit të Pronësisë së Medias, një analizë e shumëanshme e panoramës mediatike, lidhjeve politike, larmishmërisë ose mungesës së larmishmërisë të informacionit që u ofrohet qytetarëve apo problemë të tjera.
Raporti gjeti se tregu mediatik është jashtëzakonisht shumë i përqendruar sa i përket ndarjes së të ardhurave mes operatorëve ndërsa larmishmëria e informacionit të ofruar duket se zvogëlohet edhe më shumë nga praktika e shumicës së institucioneve publike apo partive politike për të prodhuar vetë “lajmet” që më pas transmetohen si raportime të pavarura nga televizionet.
Raporti zbuloi se pronarët e mediave kryesore kanë interesa biznesi shumë më fitimprurës se sa media në sektorë në të cilët, vullneti i qeverisë për të miratuar një vendim, fjala vjen, koncesion apo status investitori strategjik, përbën thelbin e suksesit ekonomik. Raporti vërejti gjithashtu se media online apo ajo e rrjeteve sociale, ndonëse duket më e larmishme se sa media konvencionale si televizionet apo gazetat, në fakt duket se është e përmbytur nga informacione të karakterit dëfryes të prodhuara nga media konvencionale.
Shqiptarët kanë mundësi të ndjekin një mes një duzine kanalesh televizive, por duket se pavarësisht se cilin kanal zgjedhin të shohin, informacioni që marrin është pak a shumë i njëjtë, kryesisht i prodhuar nga zyrat e propagandës dhe pa input gazetaresk.
Raporti vërejti gjithashtu një praktikë të kulaçit dhe kërbaçit të ndjekur nga qeveria përkundrejt mediave kryesore në vend. Një media proqeveritare mori tokë publike falas dhe një ndërtesë përmes një vendimi qeverie që nuk përfshiu proces konkurrues. Një televizion tjetër, që ka rënë në konflikt me qeverinë, mori urdhër për të dalë nga një ndërtesë tjetër nën pronësi shtetërore.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10