Flash News

E-TJERA

"25 Prilli"/ Drejtori i Rendit Publik tregon sa efektivë do angazhohen ditën e votimit

"25 Prilli"/ Drejtori i Rendit Publik tregon sa efektivë do

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 prillit do të angazhohen mbi 7,500 efektivë të Policisë së Shtetit. Lajmin e ka bërë me dije Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili.

Ai shprehet se përgatitjet e policisë për të garantuar sigurinë gjatë procesit zgjedhor kanë nisur që në fushatë, me një plan masash specifik edhe për ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Sipas tij, angazhimi i policisë do të jetë kyç edhe për transportimin e materialeve zgjedhore dhe ruajtjen e tyre nëpër KZAZ.

“Departamenti i sigurisë publike ka marrë të gjitha masat duke pasur parasysh katër fazat e zhvillimit të fushatës zgjedhore, e cila ka të bëjë me fushatën e fazës përgatitore, me fushatën e garantimit të rendit zhvillimit të kësaj fushate, siç jemi aktualisht sot. Garantimin e rendit në ditën e votimit dhe në fazën e katërtë të saj kur bëhet numrimi i votave dhe shoqërimi i kutive të votimit. Në total janë trajnuar për fazën e parë 7519 punonjës policie. Punonjësit e policisë do të marrin pjesë në ruajtjen e këtyre qendrave të votimit gjatë kohës kur do të vijnë materialet zgjedhore dhe ndërkohë që punonjësit e KZAZ-ve  nuk do të jenë prezent në këto qendra. Për këtë janë hartuar plane masash në të gjithë drejtoritë vendore policore, ku janë përcaktuar grupet e drejtimit të udhëhequra nga drejtuesit kryesor. Janë parashikuar të gjitha veprimet ose situatat e papritura që mund të ndodhin dhe për këtë ju siguroj që janë marrë të gjitha masat e nevojshme, të duhura, që ne të kemi një zhvillim fushate normale, të rregullt dhe një numërim të votave po të rregullt dhe normal. Në çdo çast dhe moment që do të kërkohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Qendrat e Votimit, ndërhyrja e policisë, policia do të jetë e gatshme për të ndëryrë për të vendosur rendin”, shprehet Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili për Report tv.

Policia e Shtetit pritet të ketë bashkëpunim të ngushtë me Gardën e Republikës për ruajtjen e personaliteteve në zgjedhje dhe Ministrinë e Mbrojtjes për ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, për të shmangur çdo parregullsi të mundshme.

 

Të fundit