Flash News

E-TJERA

25 prilli/ ‘Fjala e fundit’ e Soreca-s për partitë, thirrja në shqip për shqiptarët: Ti vendos!

25 prilli/ ‘Fjala e fundit’ e Soreca-s për partitë,

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca apeloi shqiptarët të ushtrojnë të drejtën për të votuar.

Pas takimit me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi, Soreca u ka drejtuar edhe një mesazh partive politike tri ditë para zgjedhjeve.

Kryekomisioneri Celibashi na tregoi për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe për situatën deri më tani.

Na foli për përgatitjet për identifikimin elektronik dhe votimin elektronik. Gjithçka është thuajse gati. Një aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë edukimi i votuesve është bërë në mënyrë shumë të mirë, dhe përgëzojmë komisionerin për punën e mirë. Kemi dhënë mbështetjen tonë.

Apelojmë gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë, të ushtrojnë të drejtën e tyre, sepse është e ardhmja e tyre. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme dhe BE po ju ndjek  në të 60 bashkitë e Shqipërisë. Ajo çfarë ndodh në Tiranë dhe në Shqipëri, do jetë e rëndësishme për BE, Shqipëria është një vend kandidat. Është e rëndësishme se çfarë do të ndodhë ditën e diel në Shqipëri”, tha Soreca, ndërsa përcolli një mesazh edhe për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

“Fjala ime e fundit është për partitë politike, për të theksuar atë thirrje që kemi bërë gjithmonë për vetëpërmbajtje dhe të shmangni gjuhën e urrejtjes gjuhën konfliktuale. Ndaj dilni e votoni në veçanti të rinjtë’ – tha ambasadori i BE, i cili e përmbylli fjalën e tij me një thirrje shqip: ‘Ti vendos!’ .

 

 

Të fundit