Flash News

E-TJERA

25 prilli/ Rakipllari: Basha me risi, Rama ka fushatën e të goditurit

25 prilli/ Rakipllari: Basha me risi, Rama ka fushatën e të goditurit

Analisti Robert Rakipllari ka analizuar fushatën e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Rakipllari thotë se fushata e Lulzim Bashës ka risi nga pikëpamja e komunikimit, kurse ajo e Ramës, është e  fokusuar më shumë në sulmin ndaj kreut të opozitës.

Risi nga pikëpamja e komunikimit është fushata e Bashës, është një lloj befasie se Basha nuk po e sulmon Ramën. Ai po synon një fushatë normale, të dali një lider normal. Ndërkohë që prisnim ne që lideri i opozitës të sulmonte kreun e qeverisë, ai ka zgjedhur një taktikë të propozimeve, të pozitivitetit.

Ndërkohë, Rama ka fushatën e të goditurit, sulmin ndaj kreut të opozitës. Konkretisht duke e quajtur atë si ‘Gjinoja që është në dorën e Saliut’. E vështirë të thuhet kush fiton se Rama nuk ka rrugë tjetër, është i detyruar të thotë unë jam më i mirë se ata që vijnë.

Ai sulmon ato që mendon se janë pikat më të dobëta të kundërshtarit. Nga sondazhet del që janë diku te 20% ose më tepër, janë persona të pavendosur. Është e vështirë të përcaktohet nga shkon kjo ana, por pse këta janë të pavendosur?

Janë në presion, janë në vende pune, janë në administratë? Nëse këta do shkojnë të votojnë, përgjithësisht janë të prirur të votojnë për opozitën dhe fiton opozita”, tha Robert Rakipllari.  

 


 

Të fundit