Flash News

E-TJERA

29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në rrugët e Brukselit

29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në rrugët e Brukselit

Trupi i një 29-vjeçar u gjet i varur nga një kabllo në rrugën unazore në Anderlecht, pranë Qendrës Tregtare Westland në Bruksel të dielën vonë pasdite, shkruan shtypi belg.

Trupi i të riut besohet të jetë me origjinë shqiptare, ngjarje kjo e cilësuar nga mediat vendase si e paprecedentë në Bruksel.

Po ashtu, raportohet se kjo ngjarje i ngjan metodave të përdorura nga bandat meksikane, të njohur për dhunën e tyre ekstreme, por nuk përjashtohet edhe mundësia e vetëvrasjes. 

Policia mbërriti në vendngjarje, e shoqëruar nga Zyra e Prokurorit Publik të Brukselit. "Trupi i një burri 29-vjeçar u zbulua në Unazën e Brukselit, pranë Anderlecht", konfirmoi kjo e fundit.

Në vendngjarje janë angazhuar Policia Federale Gjyqësore, një mjek ligjor dhe një hetues.

 

 

 

Të fundit