Flash News
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Këlliçi sërish në SHBA, takohet me Lara Trump dhe kongresmenë: PD beson tek Presidenti Trump
3 atentate në 2 ditë, Rrumbullaku firmos emërime dhe shkarkime për disa drejtues
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur urdhrat për emërime dhe shkarkime nga detyra,të disa drejtuesve të policisë pas ngjarjeve të fundit kriminale.
Lidhur me ngjarjen në qytetin e Rrëshenit, ku u vra Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë, është vendosur shkarkimi nga detyra izëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve të DVP Lezhë Drejtues Alfred Nomani dhe emërimi në këtë detyrë të Kryekomisar Gentian Berberi; shkarkimi nga detyra të shefit të Sektorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, Kryekomisar Artur Cara; emërimi në detyrën e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, të Kryekomisar Altin Mena; shkarkimi nga detyra të shefit të Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisar Paulin Çupi dhe emërimi në këtë detyrë të Komisar Klodian Kondi.
Gjithashtu, janë bërë edhe lëvizje të tjera, konretisht:
-është shkarkuar nga detyra e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve të DVP Fier Drejtues Artur Shira dhe është emëruar në këtë detyrë Komisar Arjan Hasani;
-është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Berat Kryekomisar Ermir Gërxhani;
-është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Pogradec Komisar Elton Halili.
Policia e Shtetit vijon të jetë maksimalisht e angazhuar, me të gjitha kapacitetet e saj, për përmbushjen e misionit madhor, atë të garantimit të rendit dhe sigurisë publike.