Flash News

E-TJERA

30 minuta takim me Lindita Nikollën, Yuri Kim ikën nga Kryesia e Kuvendit

30 minuta takim me Lindita Nikollën, Yuri Kim ikën nga Kryesia e

Ka përfunduar takimi mes ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla. Takimi zgjati rreth 30 minuta në Kryesinë e Kuvendit.

Kryediplomatja amerikane nuk dha asnjë koment për mediat, pasi doli nga takimi. Nga informacionet që qarkullojnë në media, në fokus të takimimit ka qenë zgjedhja e Presidentit të ri.

Kujtojmë që sot kanë nisur negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për këtë çështje. Po në Kryesinë e Kuvendit, kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj po zhvillon një takim me socialistët.

 

Të fundit