Flash News

E-TJERA

30-vjeçari në Kurbin tenton ti japë fund jetës, hidhet nga ballkoni i shtëpisë

30-vjeçari në Kurbin tenton ti japë fund jetës, hidhet nga
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kurbin. Një 30-vjeçar me iniciale O.Gj ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i banesës.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar të riun drejt aktit ekstrem, sakaq si pasojë e rënies ai ka marrë dëmtime të shumta dhe është dërguar të Spitali i Traumës në Tiranë. 

Sipas policisë dyshohet se i riu ka qënë në kushte depresioni. Kanë nisur hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të fundit