Flash News

E-TJERA

31-vjeçarja humbi jetën në sallën e lindjes, bashkëshorti kallëzon në prokurori mjekët

31-vjeçarja humbi jetën në sallën e lindjes,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshmë në sallën e lindjes në maternitetin e Fierit ku një 31-vjeçare ka ndërruar jetë.

 Viktima është identifikuar si Elisabeta Lamaj, nga fshati Drenovë Mallakastër.

Pasi është njoftuar për humbjen e jetës së gruas, bashkëshorti ka bërë kallëzim në prokurori për mjekët e maternitetit të Fierit.

Nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar humbjen e jetës së saj në sallën e lindjes, por pritet të hetohet për këtë ngjarje.

Të fundit