Flash News

E-TJERA

Noteres 35-vjeçare i sekuestrohen 18 pasuri me vlerë 3 milionë euro në Tiranë

Noteres 35-vjeçare i sekuestrohen 18 pasuri me vlerë 3 milionë

I sekuestrohen 18 pasuri, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare, noteres 35-vjeçare Sonja Telhallari në Tiranë, pas një operacioni nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale.

Policia njofton se ky operacion, i cili sekuestroi pasuri me vlerë 3 milionë euro, kishte objekt gjurmimin e aseteve kriminale. 

Në total janë evidentuar 13 pasuri të paluajtshme si apartamente, dyqane, një vilë në një kompleks etj.

"Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”.

Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

Hetimet dhe veprimet operacionale, vijojnë", njofton policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Hetimet nisën që pas ngjarjes ku në zonën e Astirit tentuan që ti vidhnin mjetin noteres. Hetuesit panë që mjeti luksoz i noteres "G Class" si dhe verifikuan pasuritë e tjera të saj, të cilat nuk justifikoheshin nga të ardhurat.

Të fundit