Flash News

E-TJERA

38-vjeçari ndërroi jetë në qeli, familjarët: Askush nuk na lajmëroi, s’ka dalë rezultat nga autopsia

38-vjeçari ndërroi jetë në qeli, familjarët: Askush

Renald Tahiri është 38-vjeçari i cili ndërroi jetë në qelinë e burgut 302 në Mine Peza. Tahiri ishte arrestuar nga uniformat blu pasi ishte arrestuar për vjedhjen e një biçiklete.

Vëllai i 38-vjeçarit ka rrëfyer për Euronews Albania se askush nuk i ka lajmëruar për vdekjen e Renaldit. Ai ka thënë se ishte babai i cili kishte shkuar për të kërkuar informacion për Renaldin dhe aty i kishin komunikuar se ai kishte vdekur një ditë më parë.

Vëllai i Renaldit ka pohuar se 38-vjeçari ishte përdorues droge prej moshës 12-vjeçare.

“Renaldi është arrestuar në 26 mars dhe deri të enjten e kemi ditur që ka qenë gjallë, të hënën ka shkuar babi të kërkojë informacion dhe i kanë thënë se ka vdekur ne dielën në darkë. Na kanë thënë arrest kardiak, është bërë autopsia, nuk ka dalë asnjë rezultat. E kemi shtëpinë shumë afër me rajonin 3 dhe askush nuk na lajmëroi. Unë qëndroj jashtë vendit, e kam kapur varrimin në momentin e fundit, para se ta fusnin në gropë. Renaldi ka qenë përdorues droge, i kërkoj falje kujtdo që mund t’i ketë rënë në qafë, kë mund të ketë vjedhur, nuk ka dashur t’i bëjë. E kishte filluar drogën që 12 vjeç”, tha i vëllai i viktimës.

Të fundit