Flash News

E-TJERA

4 ditë para zgjedhjeve, Meta: Bëhuni gati se edhe pulat do t'ua sekuestrojmë, ju pa kartelë psiqike mos e rëndoni pozitën

4 ditë para zgjedhjeve, Meta: Bëhuni gati se edhe pulat do t'ua
Presidenti Ilir Meta

"Edhe 4 ditë, që sovrani të rimarrë në duart e tij sovranitetin e grabitur pabesisht dhe poshtërsisht me zgjedhje si ato të Shijakut, të Dibrës, dhe me ato të paligjshme vendore". Është ky mesazhi me të cilën e nis ditën presidenti Ilir Meta, duke kërkuar nga qytetarët që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit, duke i konsideruar ato, historike.

Kreu i Shtetit ka një thirrje për zyrtarët, duke i kërkuar që të mos e shkelin ligjin dhe për "të fortët", të cilët i paralajmëron se do të mbajnë përgjegjësi.

"Të gjithë ju zyrtarë, që nuk keni kartelë psiqike, mos e rëndoni pozitën tuaj duke shkelur ligjin dhe Kodin në ditët dhe orët, që vijnë.

Të gjithë ju "të fortë", që po përdoreni nga pushteti kriminal për presione dhe blerje votash, bëhuni gati se edhe pulat do t'ua sekuestrojmë", shkruan ndër të tjera Meta.

Ky i fundit thekson se kush cënon votën do të trajtohet si armik i vendit, ndërsa kush shet votën nuk meriton të quhet shqiptar.

Të fundit