Flash News

E-TJERA

4 fëmijë dhe një grua, zbardhen emrat e shqiptarëve të nxjerrë nga kampi Al-hol në Siri

4 fëmijë dhe një grua, zbardhen emrat e shqiptarëve të

Zbardhen emrat e katër fëmijëve dhe gruas që u shpëtuan nga kampi Al-Hol në Siri.

Mësohet se bëhet fjalë për gruan Floresha Rasha dhe tre fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha, si dhe Endri Dumani, 11-vjeçari nga Dibra i cili qëndronte në këtë kamp prej 6 vitesh.  

Aktualisht, ata ndodhen në Bejrut dhe pritet të riatdhesohen nesër në Rinas, pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri.

Lajmin e bën të Gjysmëhëna e Kuqe e cila ka shpërndarë edhe pamje nga operacioni e shpëtimit. 

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se është nisur në Liban për të pritur fëmijët që u nxorën nga kampi i Al-Hol.

"Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë

Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër" - shkruan Rama.

Po ashtu, Konsulli i Përgjithshëm Shqiptar në Liban, Mark Gharbel dhe delegacioni i tij shoqërues, gjithashtu do t’i shoqërojë ata në udhëtimin e tyre nga Damasku në Shqipëri.

Më herët, nga kampi Al Hol sirian është shpëtuar edhe Alvin Berisha, i cili pas shumë ndërhyrjesh iu bashkua familjes së tij, e cila jeton në Itali.

Të fundit