Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shpëtohen nga kampi Al-Hol katër fëmijë dhe disa gra shqiptare, Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane publikon pamjet e riatdhesimit
Shpëtohen nga kampi famëkeq 'Al- Hol' në Siri katër fëmijë dhe disa gra shqiptare, teksa së shpejti pritet të bashkohen me të afërmit e tyre në Shqipëri.
Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane ka publikuar një video ku tregon momentin e lirimit të tyre nga kampi sirian, ndërsa nis operacioni i riatdhesimit me kërkesë të qeverisë shqiptare.
Bëhet fjalë për gruan Floresha Rasha dhe tre fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha, si dhe Endri Dumani, 11-vjeçari nga Dibra i cili qëndronte në këtë kamp prej 6 vitesh.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se është nisur në Liban për të pritur fëmijët që u nxorën nga kampi i Al-Hol.
"Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë
Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër" - shkruan Rama.
Po ashtu, Konsulli i Përgjithshëm Shqiptar në Liban, Mark Gharbel dhe delegacioni i tij shoqërues, gjithashtu do t’i shoqërojë ata në udhëtimin e tyre nga Damasku në Shqipëri.
Më herët, nga kampi Al Hol sirian është shpëtuar edhe Alvin Berisha, i cili pas shumë ndërhyrjesh iu bashkua familjes së tij, e cila jeton në Itali.