Flash News

E-TJERA

44-vjeçarja shqiptare plagoset me thikë nga partneri i saj rumun në Greqi

44-vjeçarja shqiptare plagoset me thikë nga partneri i saj rumun

Një grua shqiptare është plagosur nga partneri i saj rumun në Greqi.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur orës 20:30 të së mërkurës në rrugën Agios Meletiou, në Patisia.

Burri me origjinë rumune ka sulmuar me një objekt të mprehtë partneren e tij 44-vjeçare duke e plagosur në shpinë, krah dhe këmbë.

Ajo është dërguar në spitalin “Gennimatas”, ku po trajtohet, ndërkohë që po kryhen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 Nuk dihet ende pse ka nisur sherri mes tyre.

Të fundit