Flash News

E-TJERA

49 kg kokainë në kontejner/ Caktohet masa e sigurisë për babanë e Arbër Çekajt, çfarë deklaroi në gjykatë

49 kg kokainë në kontejner/ Caktohet masa e sigurisë për

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Selim Çekaj, 72-vjeçari i cili u arrestua një ditë më parë, pasi në kontejnerët me banane të kompanisë së tij u gjetën 49 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Para trupës gjykuese ai ka thënë se kishte porositur vetëm banane dhe se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës së gjetur. Mbi Selim Çekajn rëndon akuza për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Droga u gjet e fshehur në dy krahët e kontejnerit, e ndarë në pako me nga 1.3 kg secila. Kontejneri mbërriti 2-3 ditë më parë në Durrës, ndërsa kaloi në skaner dhe në kontrollet e qenit antidrogë. Administratori i firmës që kishte porositur mallin, në këtë rast Selim Çekaj, nuk ka pranuar që të hapë kontejnerin, pa u çuar në magazinë pasi brenda kishte fruta që merrte nga Ekuadori. Kjo çoi në dyshime të forta nga ana e policisë se aty fshihej diçka e paligjshme. Ndaj edhe policia bëri ndërhyrjen në port, ku u gjetën 37 pako me drogë.

Djali i tij, Arbër Çekaj, i cili ndodhet në burg, tha se babai i tij është një profesor i nderuar, ndërsa hodhi akuza se ndaj tij dhe familjes së tij po vepron një klan i caktuar që kërkon t’i përfshijë ata në trafik droge duke i mbushur kontejnerët e bananeve me kokainë. Arbër Çekaj u arrestua për ngjarjen e 28 shkurtit të vitit 2018, kur në magazinat e tij ‘Arbri Garden’ në Maminas u gjetën 613 kg kokainë.

Të fundit