Flash News

E-TJERA

5 mijë £ shpërblim për ta kapur/ Ekstradohet drejt Britanisë 20-vjeçari shqiptar, i kërkuar për vrasje

5 mijë £ shpërblim për ta kapur/ Ekstradohet drejt

Gledis Mehalla, shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është ekstraduar drejt Britanisë së Madhe.

Mediet angleze raportojnë se Mehalla u ekstradua nga autoritetet shqiptare më 20 janar. 20-vjeçari akuzohet për vrasjen e një 23 vjeçari, Tomasz Waga në Cardiff. Mehalla u arrestua në Lushnje më 3 tetor të vitit të kaluar.

Bashkë me të në pranga janë vënë edhe tre të tjerë, po me shtetësi shqiptare,  Josif Nushi, Mihal Dhana dhe Mario Qato. Të tre të arrestuarit do të dalin para gjyqit më 1 mars. Nushi dhe Dhana u ekstraduan nga Parisi në korrik të vitit të kaluar.

Gledis Mehalla është personi i katërt që arrestohet për vrasjen e Waga. Si u paraqit të premten e 21 janarit në Gjykatën e Magjistraturës së Cardiffit.

Britania ofroi asokohe 5 mijë paund për këdo që jepte informacion për të dhënat apo vendndodhjen e të dyshuarve.

Tomasz Waga u gjet i vdekur nga qentë e rrugës zonën Penylan të qytetit rreth orës 23:30. Mësohet se viktima kishte udhëtuar nga Essex drejt Cardiff, natën që ndërroi jetë.

Të fundit