Flash News

E-TJERA

53-vjeçari me nënshtetësi shqiptare në Gaza: Qeveria të më shpëtojë

53-vjeçari me nënshtetësi shqiptare në Gaza: Qeveria

Nahedh Abdelwahed, një qytetar i bllokuar në Rripin e Gazës, i pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare për ndihmë dhe evakuim.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Nahedh Abdelwahed rrëfeu situatën në të cilën ndodhet ai dhe familja e tij, dhe tha se ka dorëzuar 5 herë kërkesë në ambasadën shqiptare në Kajro, por i është refuzuar.

“Ne jemi në Gaza, në pjesën qendrore të saj. Është shumë e tmerrshme. Ne nuk mund të shohim veç vdekjes së njerëzve, goditjet ajrore dhe urinë që po i sjell vdekjen qytetarëve në Gaza. Në fakt, kam leje qëndrimi shqiptare dhe kisha ardhur të vizitoja familjen dy ditë para se të niste lufta. Unë ia kam kërkuar qeverisë shqiptare që të më mbrojë mua dhe familjen. Përsa i përket nenit 96 sipas ligjit, thuhet se personi që ka leje qëndrimi shqiptare ka të drejta sociale dhe ekonomike. I kam kërkuar ambasadës shqiptare në Kajro të më mbrojë, për më shumë se 5 herë e kam bërë këtë kërkesë, duke më refuzuar. Unë i kërkoj qeverisë shqiptare të më evakuojë mua dhe familjen nga Gaza”, tha Nahedh Abdelwahed.

Nahedh Abdelwahed kërkon ndërhyrjen urgjente të autoriteteve shqiptare.

Të fundit