Flash News

E-TJERA

58-vjeçari që ra nga kati i tretë është vëllai i Saimir Taullaut/ Banesës ku ndërroi jetë, iu vendos tritol në 2019-ën

58-vjeçari që ra nga kati i tretë është vëllai i
Saimir Taullau

58-vjeçari që ndërroi jetë, pasi ra nga kati i tretë i banesës është vëllai i Saimir Taullaut, Albert Taullau. Ky i fundit ra nga kati i tretë i vilës, që ndodhet në lagjen “Loni Dhamo” të Lushnjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku humbi jetën vëllai i Saimir Taullaut.

Ky i fundit njihet si subjekt i OFL-së. Biznesmenit nga Lushnja, Saimir Taullaut i janë bërë dy atentate, një në tetor të vitit 2017 dhe tjetri në nëntor të 2018, por ai mbeti vetëm i plagosur.

Në vitin 2015 Sajmir Taullau u arrestua për trafikim të lëndëve narkotike. Vëllai i Saimirit dhe Albertit që ndërroi jetë sot, u vra nga banda e Aldo Bares.

Saimir Taullau njihet si kundërshtari me i fortë i Aldo Bares. Në banesën ku humbi sot jetën Albert Taullau në vitin 2019 ishte vendosur lëndë plasëse eksploziv. Nga ngjarja në atë kohë nuk pati asnjë të lënduar për arsye se në banesë nuk kishte asnjë person.

 

Të fundit