Flash News

E-TJERA

Pronarët e lokaleve në Lungomare të Vlorës letër Ramës: Zgjasni orën policore, po bëni trajtim të diferencuar

Pronarët e lokaleve në Lungomare të Vlorës letër

Pronarët e bizneseve përgjatë Lungomares në Vlorë i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të shfuqizojë Aktin Normativ. Përmes një letre dërguar shefit të qeverisë, pronarë lokalesh e restorantesh në Lungomare kërkojnë zgjatjen e orës policore deri në orën 02:00.

Ndërsa për muzikën ata kërkojnë që të lejohet të paktën deri në orën 24.00. Në të kundërt, paralajmërojnë se nga e hëna do të mbyllin lokalet, në shenjë proteste.

Pronarët e bizneseve thonë se kufizimet janë absurde dhe se veprohet në mënyrë të padrejtë dhe preferenciale. Ata theksojnë se në Tiranë bizneset po lejohen që të zhvillojnë aktivitetin, ndryshe nga qytetet bregdetare.

Më herët ishte Shoqata e Bizneseve që i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë që të shtyjë orën policore, pasi kjo masë po i dëmton, duke i çuar drejt falimentit. Ata kanë paralajmëruar se do të reagojnë, nëse nuk merren masat e nevojshme.

Të fundit