Flash News

E-TJERA

69-vjeçari me Covid tentoi vetëvrasjen reagon Manastirliu: Pacientëve në Infektiv nuk u ka munguar asgjë

69-vjeçari me Covid tentoi vetëvrasjen reagon Manastirliu:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pasi një tjetër pacient i prekur me covid-19 tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit Infektiv.

Ministrja tha se është një ngjarje e rëndë, ndërsa shton se 120 qytetarëve të tjerë që po marrin shërbim në Spitalin Infektiv, nuk u ka munguar asgjë.

“Dua të shpreh keqardhjen time të thellë, për një ngjarje të rëndë të ndodhur në spitalin infektiv. Stafi Mjekësor është duke u kujdesur për pacientin dhe ju siguroj që po kryhen të gjitha hetimet dhe verifikimet për ngjarjen.

Qytetarit dhe 120 qytetarëve të tjerë që po marrin shërbim në Spitalin Infektiv, nuk u ka munguar asgjë. Shërbimin mjekësor e kanë marrë dhe do të vazhdojnë ta marrin nga mjeket dhe infermieret që janë në frontin e luftës me një armik të padukshëm për më shumë se 8 muaj” tha Manastirliu.

Të fundit