Flash News

E-TJERA

Pacienti i 4-të me COVID hidhet nga kati i 3 i Infektivit, duke tentuar vetëvrasjen; Policia: 69-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Pacienti i 4-të me COVID hidhet nga kati i 3 i Infektivit, duke tentuar
Foto Ilustruese/ Urgjenca e Infektivit

Një tjetër pacient i infektuar me koronavirus është vetëhedhur nga lartësia e ambienteve të një spitali "COVID" duke tentuar vetëvrasjen.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në spitalin e Infektivit, ndërkaq mësohet se, personi është një 69-vjeçar me iniciale R.B., banues në Fier.

Fillimisht u raportua se pacienti kishte ndërruar jetë, por që përmes një njoftimi zyrtar policia sqaroi se ai ndodhej nën kujdesin e mjekëve.

Ky është personi i katërt me COVID-19, që vetëhidhet duke tentuar vetëvrasjen, ndërsa tre rastet e para në spitalin “Shefqet Ndroqi” kanë rezultuar me vdekjen e pacientëve.

Nuk dihen detajet e plota të ngjarjes, mirëpo përmes një njoftimi QSUT thekson se 69-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se personeli mjekësor po bën gjithçka për ta shpëtuar.

69-vjeçari ishte në terapi intensive, dhe se prej disa ditësh merrte mjekim në këtë spital.

Kujtojmë se, më herët 3 pacient të tjerë pozitiv me koronavirus i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e spitalit “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si “COVID-2”.

Rasti i parë është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit” në gjendje të rënduar psikologjike dhe për pasojë ndërroi jetë.

Rasti i dytë, ishte në 2 shtator. Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt po tek “Shefqet Ndroqi”, vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty.

Ndërkohë, rasti i tretë ishte ai i Preng Gjonajt, më 1 nëntor.  52-vjeçari, me origjinë nga Tropoja dhe banues në Tiranë, i dha fund jetës duke u hedhur nga ambientet e Sanatoriumit.  

Të fundit