Flash News

E-TJERA

U hodh nga kati i tretë i Infektivit, Policia jep informacion zyrtar: 69-vjeçari nën kujdesin e mjekëve

U hodh nga kati i tretë i Infektivit, Policia jep informacion zyrtar:
Foto Ilustruese/ Policia e Tiranës

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në spitalin e Infektivit, ku një pacient me COVID-19 u hodh nga ballkoni katit të tretë.

Përmes një informacioni zyrtar, Policia e Tiranës, bën me dije se pacienti që tentoi t’i jepte fund jetës, 69-vjeçari me inicialet R.B., ndodhet në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit