Flash News

E-TJERA

76-vjetori i çlirimit, Ambasada Amerikane mesazh atdhedashurie shqiptarëve me vargjet e Naim Frashërit

76-vjetori i çlirimit, Ambasada Amerikane mesazh atdhedashurie
Në foto: Urimi i Ambasadës Amerikane pë 76-vjetorin e Çlirimit

Ambasada Amerikane në Tiranë ka kujtuar Ditën e Çlirimit të Shqipërisë me vargjet e shkrimtarit të madh, Naim Frashëri.

“O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.”- janë këto vargjet përmes së cilave Ambasada Amerikane zgjedh të përçojë mesazhin e atdhedashurisë te shqiptarët.

“Me këto vargje frymëzuese nga poeti i madh Naim Frashëri, ne nderojmë Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!”, shkruan Ambasada.

Kujtojmë se, më herët Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kanë mbajtur homazhe në varrezat e Dëshmorëve.

Të fundit