Flash News

E-TJERA

77-vjetori i kryengritjes antikomuniste në Postribë, qytetari i flak kurorën Benet Becit: Më pushkatuat gjyshin

77-vjetori i kryengritjes antikomuniste në Postribë, qytetari i flak

Sot përkujtohet 77-vjetori i kryengritjes antikomuniste në Postribë. Në nder të të rënëve është mbajtur një aktivitet ku ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

Mirëpo, këtij të fundit i ka ndodhur një incident i pakëndshëm. Teksa Beci vendosi kurora me lule në memorialin në përkujtim të lëvizjes së parë antikomuniste, një nga familjarë e të rënëve, Bardhyl Shaba mori kurorat dhe i hodhi në tokë.

Shaba u shpreh se ata që dikur i vranë të parët nuk mund të vijnë sot dhe të vendosin kurora mbi ta.

“Këta më kanë pushkatuar gjyshin, nuk ka nevojë të vijë ai. Këta më kanë pushkatuar gjyshin, nuk kanë nevojë të vijnë të vendosin kurora”, tha Shaba.

Pas këtij incidenti, Beci u largua menjëherë. Kjo është hera e parë që socialistët përkujtojnë kryengritjen e Postribës.

Të fundit