Flash News
Rama i propozoi të kandidonte për PS në Tiranë, Alfred Peza refuzon ftesën
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbetet i lartë numri i jetëve të humbura, viktimat nga mosha 22-87 vjeç; 777 raste të reja me Covid-19
Mitet mediatike të Najadës dhe Luljetës në përdorimin prej spin doctor-i të Ramës
E shtruar prej një muaji në Infektiv, ndërron jetë nga Covid-19 studentja 22-vjeçare
‘80-vjeçarët personalitete në Shqipëri’, shtetet që kanë nisur vaksinimin kanë kriter vetëm moshën
Në Shqipëri prej disa ditësh ka nisur një debat ‘i nxehtë’ pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se pas personelit mjekësor në vijën e parë të rrezikut dhe azilet e pleqve, të radhës janë personat mbi 80 vjeç, por jo nëse nuk je personalitet.
Ky kusht deri tani është refuzuar dhe ka ngjallur reagime dhe kundërshtime. Madje, presidenti i republikës e ka cilësuar këtë strategji si diferencim klasor, teksa bën thirrje për vaksinim masiv për të gjithë qytetarët.
Nëse bëjmë një krahasim me vendet e tjera që kanë nisur vaksinimin, bie në sy se i vetmi kriter kudo është mosha.
Fillimisht, janë vaksinuar mjekët dhe personeli mjekësor në vijën e parë të ‘zjarrit’, më pas azilet e pleqve duke vijuar me personat mbi 80 vjeç e kështu me radhë.
Italia nisi shpërndarjet e para të dozave në 27 Dhjetor dhe injeksionet e para në 31 Dhjetor, 2020.
Sipas strategjisë kombëtare të vaksinimit të Italisë, faza e parë u nda në tre grupe që merrnin fillimisht vaksinën:
Punonjës personelit shëndetësor në vijën e parë (rreth 1.4 milion njerëz)
Azilet e pleqve (570,000 njerëz)
Personat mbi 80 vjeç (4.4 milion njerëz)
Më pas, moshat 60-79 vjeç
Njerëz të çdo moshe me të paktën një gjendje shëndetësore kronike
Mësuesit dhe personeli i shkollës
Punëtorët kryesorë dhe të tjerët që punojnë në mjedise me rrezik të lartë
Rojet e burgjeve dhe të burgosurit etj
Vaksinimet COVID-19 nisën në Gjermani më 27 Dhjetor në Gjermani.
Autoritetet vendase vendosën që të parët që marrin vaksinën ishin personeli mjekësor dhe personat mbi 80 vjeç.
Plani qeveritar identifikoi tre grupe me përparësi kryesore
GRUPI 1 :
1. Personat mbi 80 vjeç.
2. Punonjësit e kujdesit që punojnë në shtëpitë e të moshuarve ose kujdesen rregullisht për të moshuarit ose të sëmurët mendorë.
3. Punonjësit e kujdesit shëndetësor me një rrezik të lartë të ekspozimit ndaj COVID-19.
GRUPI 2 -:
1. Personat mbi 70 vjeç.
3. Personat që punojnë në kontakt të ngushtë me njerëzimit ose gratë shtatzëna.
GRUPI 3
1. Personat mbi 60 vjeç.
2. Njerëzit me sëmundje si diabet, kancer, gjendje kronike të veshkave ose mëlçisë, HIV ose kushte të tjera të mungesës së imunitetit, gjendje të zemrës, astmë dhe mbipesha klinike.
Personat e administratës, duke përfshirë qeverinë, policinë, departamentet e zjarrfikësve, ndihmën ndaj katastrofave dhe parlamentarët.
5. Punëtorë të tjerë, duke përfshirë ata që mirëmbajnë energji, ujë dhe furnizime ushqimore, rrjete telekomunikuese, sistemin e transportit, rrjetin e farmacisë .
6. Mësuesit dhe punëtorët e kopshtit.
8. Punëtorët me pakicë etj.
Britania e Madhe
Në Britani zbatohet vetëm kriteri moshor.
Sipas kushteve të vendosura, vaksinës i nënshtrohen personat më të rrezikuar nga mosha 16-65 me semundje bashkeshoqeruese
Spanja
Spanja në fazën e saj të parë vaksinoi mjekët, azilet e pleqve dhe njerëz me aftësi të kufizuara.
Turqia
Në Turqi u vu në zbatim kriteri i moshës. Personat e moshës mbi 75 vjeç janë thirrur të injektojnë vaksinën.
Ditari politik









Të fundit


Veliaj: Kemi shumë të rinj në listat që do dalin nesër
7 Mars 2021, 21:40





Surprizë në Superiore, Skënderbeu i mohon kreun Partizanit
7 Mars 2021, 18:48


Miley Cyrus ka pësuar krizë identiteti kur luante "Hannah Montana"
7 Mars 2021, 17:31

Covid-19/ Italia po planifikon ashpërsimin e masave
7 Mars 2021, 16:47
Mbërrijnë 3 mijë vaksina ruse në Maqedoninë e Veriut
7 Mars 2021, 16:15
Rama i propozoi të kandidonte për PS në Tiranë, Alfred Peza refuzon ftesën
7 Mars 2021, 15:43


Basha rikthen Eduard Halimin, emërohet koordinator politik i PD
7 Mars 2021, 13:56
Izraeli “rikthehet” në jetë, bllokimet anti-Covid thuajse kanë mbaruar
7 Mars 2021, 13:39


Festa e 7-Marsit, politika shqiptare uron “Ditën e mësuesit”
7 Mars 2021, 11:47
Tërmeti i fuqishëm në Greqi, shënohet viktima e parë
7 Mars 2021, 11:35