Flash News

E-TJERA

A do të presë BE që të plasë lufta në Ballkan për të përshpejtuar integrimin? Si përgjigjet Borrell

A do të presë BE që të plasë lufta në Ballkan

Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrel u pyet nëse Brukseli do të presë që në portat e Ballkanit të plasë lufta, që vendet të integrohen ne BE. Ai tha se ky është një realitet i trishtë, ndërsa foli për ndihmën financiare të BE-së nda Ukrainës dhe Shqipërisë.

Sa i përket mbështetjes për të përballuar pasojat e luftës, ai tha që askush të mos pretendojë për një plan ekonomik që i jep përgjigje çdo sfide brenda natës.

“Nëse më lejoni të them që pyetja juaj është artificiale. Të thuash që dikush apo që një vend duhet të pushtohet që të bëhet kandidat është një realitet i trishtë. Ne reaguam menjëherë kundër pushtimit, mobilizua marrëveshje sanksionesh.

Ne do të na duhet të vazhdojmë mbështetjen ndaj Ukrainës që ka kërkuar të jetë vend kandidat, kjo do kërkojë kohën e saj, por ka vende të tjera që kanë përmbushur kushtet dhe ka ardhur koha që këto aktivitete të funksionojnë si katalizator për këto çështje.

Gjatë pandemisë ne e mbështetëm Shqipërinë, në fillim është e vërtetë që ishim të ngadaltë. Mos mendoni që do të jetë një plan ekonomik për t’i dhënë përgjigje çdo sfide të mundshme brenda natës…Kjo krizë nuk është çështje vetëm për Shqipërinë , por ka krijuar vështirësi në shumë vende”, tha më tej Borell.

 

Të fundit