Flash News

E-TJERA

A ishte e lidhur vizita në Tiranë me zgjedhjet lokale? Si përgjigjet Gabriel Escobar

A ishte e lidhur vizita në Tiranë me zgjedhjet lokale? Si

Zëvendës Ndihmës Sekretari e SHBA-ve për Çështjet Europiane Gabriel Escobar ka komentuar vizitën e tij në Shqipëri në prag të zgjedhjeve lokale. 

I pyetur në një intervistë në Top Story nëse kjo vizitë e tij ishte e fokusuar në zgjedhjet vendore apo edhe në zhvillimet në rajon, Escobar tha se ishte pjesë e konsultimeve të rregullta që SHBA ka me aleatët e ngushtë.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, do të filloj me pyetjen e parë. Vizita ime këtu nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë. Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim.

Ajo marrëveshje, e cila u bë e mundur nga Bashkimi Europian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit. Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar”, deklaroi Escobar.

Të fundit