Flash News

E-TJERA

“A jeni në vete”, momenti kur Silva Bino i shmanget gazetarëve pas daljes nga SPAK

“A jeni në vete”, momenti kur Silva Bino i shmanget

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive pranë ISHP-së, Silva Bino u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Bino qëndroi për rreth 1 orë në SPAK, ndërsa nuk dihet ende arsyeja se pse u thirr.

Pas përfundimit të dëshmisë, Bino nuk pranoi të prononcohej për mediat. Madje ajo iu është shmangur duke thënë se s’ka lidhje me ndonjë çështje.

“Jo ore tani, të lutem. A jeni në vete? Jo s’kam lidhje. Ju lutem”, ka thënë Bino.

Thirrja e saj në SPAK vjen disa pas arrestimit të Sekretaresë së Përgjithshme në MSH, Joana Duro dhe specialistes Laureta Shteto.

Sipas hetimeve, Duro kishte marrë 330 mijë lekë ryshfet nga administrator i një kompanie me qëllim për të përfituar na mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me objekt Loti i 1.

Të fundit