Flash News

E-TJERA

Silva Bino përfundon dëshminë në SPAK, refuzon të flasë për mediat

Silva Bino përfundon dëshminë në SPAK, refuzon të

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ka përfunduar dëshminë e saj në Prokurorinë e Posaçme.

Bino qëndroi në ambientet e SPAK për rreth një orë dhe nuk pranoi të prononcohej për mediat dhe gazetarët pas daljes. Arsyet e thirrjes së Binos në SPAK nuk dihen ende.

Kujtojmë se thirrja e shefes së ISHP-së vjen pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së hëndetësisë, Joana Duro dhe specialistes Laureta Shteto.

Sipas hetimeve, Duro kishte marrë 330 mijë lekë ryshfet nga administrator i një kompanie me qëllim për të përfituar na mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me objekt Loti i 1.

Të fundit