Flash News

E-TJERA

‘Ç'a ke që shef’/ Si nisi sherri ku humbi jetën 18-vjeçari në Shkozë, flet miku i tij

‘Ç'a ke që shef’/ Si nisi sherri ku humbi

Janë zbardhur detaje të reja nga sherri me thika ku mbeti i vdekur 18-vjeçar Aurelio Dervishi.

Sipas të dhënave paraprake ka pasur një konflikt fizik mes tyre ku një prej të rinjve ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin. Më pas të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore me një mjet tip ‘Tiguan’.

Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve, por deri më tani nuk ka rënë në gjurmët e tyre.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët. Sipas tij, personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë ‘pse na shikoni’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe arrestimin e autorëve.

 

Të fundit