Flash News

E-TJERA

Abuzuan me tenderin prej 7 mln lekësh, GJKKO jep masën e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë së Durrësit

Abuzuan me tenderin prej 7 mln lekësh, GJKKO jep masën e sigurisë

Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar, mes tyre 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës për shkelje të barazisë në tendera.

GJKKO ka lënë në burg Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Artan Taho, Kastriot Beqaraj, Gjergj Markola dhe  Indrit Matmuja me detyrë punonjës të bashkisë si dhe Albion Bushi e Riza Sulaj me cilësi administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k.

Ata akuzohen nga SPAK se abuzuan me tenderin për blerjen e shkalles se një zjarrfikëse ne Bashkinë Durrës. Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua dy ditë më parë.

Tenderi është zhvilluar nga Bashkia e Durrësit në periudhën maj-qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë (pa TVSH).

Ndërkohë dy punonjëset e kompanive private, Lulëzime Rami është lënë në “arrest në shtëpie" dhe Elona Ramin është vendosur “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

SPAK po heton dy kompanitë private që morën pjesë në tender, pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.

 

 

Të fundit