Flash News

E-TJERA

Adriatik Llalla shpallet në kërkim ndërkombëtar, u largua nga Shqipëria përmes Rinasit dy javë më parë

Adriatik Llalla shpallet në kërkim ndërkombëtar, u largua

Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se Llalla është larguar nga Shqipëria dy javë më parë, konkretisht në 9 shtator nga Rinasi.

Itinerari i tij ka qenë Rinas-Itali, por ende nuk dihet se cili ka qenë destinacioni final i ish kryeprokurorit.

Mbrëmjen e sotme policia e shtetit shkoi në banesën e Llallës për ekzekutimin e urdhrit të SPak për ta arrestuar, por nuk u gjet.

Sot zyrtarisht Llalla është i dënuar me 2 vite burg dhe konfiskim pasurie për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Të fundit