Flash News

E-TJERA

Afera e inceneratorëve/ Nga kryebashkiakët te ministrat, kush do të dëshmojë sot në komision

Afera e inceneratorëve/ Nga kryebashkiakët te ministrat, kush do

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve nis seancën e radhës sot në orën 10:30. Dëshmitarë sot do të jenë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të qeverisë, si edhe dy kryebashkiakë.

Komisioni do t’i japë edhe një shans të tretë administratores së inceneratorit të Tiranës, Arjola Kodra, e cila në seancën e mëparshme refuzoi të paraqitej.

Pjesë e listës së dëshmitarëve janë edhe dy ministrat, Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj, kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi i cili dëshmoi të premten në SPAK, si edhe kandidatja për kryetare bashkie në Durrës Emiriana Sako.

Dëshmitarët do të thirren në orën 13:00 për të dëshmuar para komisionit.

Emiriana Sako – Kryetare e Bashkisë Durrës.
Shkëlqim Cani – Ish-Ministër i Financave.
Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Transportit.
Armando Subashi – Kryetar i Bashkisë Fier.
Arben Ahmetaj – Zv. Kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

Të fundit