Flash News

E-TJERA

Afera Rama-McGonigal, gazetari amerikan: Kongresi po heton akuzat për korrupsion në Shqipëri

Afera Rama-McGonigal, gazetari amerikan: Kongresi po heton akuzat për

Gazetari amerikan dhe njëkohësisht eksperti i inteligjencës, John Schindler komentoi zhvillimet nga Kongresi amerikan, i cili kërkon të hetohet dosja shqiptare e aferës McGonigal.

Duke folur në Syri tv, ai thotë se Kongresi po heton akuzat për korrupsion në Shqipëri dhe përvetësimin e 4 mln dollarëve.

Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm në Uashington për çështjen McGonigal.

Së pari, Kongresi ka ushtruar autoritetin e tij juridik dhe i ka kërkuar FBI-së përgjigjen për çështjen McGonigal. Po ky komision, i kryesuar nga kongresmeni Jim Jordan, i ka bërë kërkesë FBI-së në shkurt të këtij viti dhe nuk ka marrë përgjigje.

Zhvillimet janë mjaft interesante. Në letrën drejtuar drejtorit Wray, kongresmeni i referohet akuzave për korrupsion në Shqipëri ku është edhe përvetësimi i tij prej 4 milionë dollarësh.

Në këtë moment, Kongresi nuk po shfaqet interes për çështjen shqiptare te çështja McGonigal dhe ky është një zhvillim i ndjeshëm,” tha Schindler.

“Unë mendoj se minimalisht çfarë do të ndodhë, kongresmeni Jordan ka njoftuar publikisht drejtorinë e FBI-së se ka edhe gati 1 muaj që të mbledhë komisionin juridik për të trajtuar çështjen e aferës McGonigal.

Nëse FBI nuk jep informacionin dhe dokumentacionin, kongresmeni Jordan do përdorë pushtetin e tij të vetos që të bëjë që autoritetet e tjera të detyrojnë FBI-në të dorëzojë dokumentacionin.

Prandaj duhet kuptuar se çfarë është në lojë këtu. Nëse për çështjen shqiptare arrihet një marrëveshje fajësie si për çështjen ruse, administrata mund ta varrosë komplet këtë skandal dhe t’i heqë një vizë.

Por kongresmeni nuk do që të ndodhë kjo dhe Kongresi kërkon përgjigje, pavarësisht se ku mund të ketë shkuar korrupsioni në FBI. Nëse McGonigal po merrte shuma të mëdha, ku kanë shkuar ato? A ka pasur bashkëpunëtorë? Kush ka bashkëpunuar me të në FBI? Të gjithë këtë informacion duhet ta dijë Kongresi. Dhe Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë akoma përgjigje,” tha Schindler.

 

Të fundit