Flash News

E-TJERA

Agjensia e lajmeve "DPA" artikull për zgjedhjet në Shqipëri: Numërimi vazhdon, por asnjë rezultat i qartë

Agjensia e lajmeve "DPA" artikull për zgjedhjet në
Foto ilustruese

Agjensia gjermane e lajmeve DPA i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve në Shqipëri, ku thekson se ende nuk ka një fitues të qartë. Referuar të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Exit Poll-eve të Ora News, DPA shkruan se në disa zona kryeson PS dhe në të tjera PD.

"Ende nuk ka një fitues të qartë të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri deri të hënën në mëngjes. Rezultatet e pjesshme kanë nisur të dalin, por ende nuk është i qartë rezultatit përfundimtar.

Të dhënat e siguruara nga komisioni zgjedhor nuk treguan se si u shpërndanë votat në të gjithë vendin. Tradicionalisht, votuesit në pjesë të caktuara të vendit preferojnë PS, dhe të tjerat PD.

Sipas një parashikimi nga kanali televiziv Ora Neës, i cili u bazua në sondazhet e ditës së zgjedhjeve, PS fitoi 68 deri në 72 mandate dhe PD 64 deri 68. LSI mund të marrë dy deri në pesë vende në Parlament dhe PSD një ose dy, sipas Ora News", thuhet ndër të tjera në shkrimin e DPA.

Të fundit