Flash News

E-TJERA

Ahmetaj godet Dumanin: Është pronari i dështimit i reformës në drejtësi, vepron me urdhër politik

Ahmetaj godet Dumanin: Është pronari i dështimit i reformës

Arben Ahmetaj refuzoi ‘dorën’ e zgjatur për bashkëpunim nga Altin Dumani.

Në “Çim Peka Live” në Syri TV, Ahmetaj tha se Dumani duhet të bëhet i bashkëpunëtor i Drejtësisë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre.

"Unë skam asnjë firmë te Inceneratorët. Pse nuk merret ky me Mc Gonigal, 'jemi duke hetuar', pse shqiptarët janë budallenj. Unë i sygjeroj Dumanit që të bëhet bashkëpunëtor i Drejtësisë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre", tha Ahmetaj.

Ai deklaroi se Dumani vepron me standarde sipas qejfit dhe urdhrit politik, sipas së cilit kush është armik i Ramës, arrestohet duke u tërhequr zvarrë.

"Dhe është interesante tani, praktikisht reforma në drejtësi ka si strumbullar një dështim, dhe Altin Dumani është pronari i dështimit i reformës në drejtësi, për shkak jo më të dy standardeve, por standarde sipas qejfit dhe urdhrit politik. Kush është armik i Ramës, arrestohet duke u tërhequr zvarrë në rrugë", deklaroi ish-zv.kryeministri.

Të fundit