Flash News

E-TJERA

Arben Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk kam pse të jem bashkëpunëtor, s’kam kryer asnjë krim

Arben Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk kam pse të jem

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili gjatë raportimit në Kuvend, tha se Ahmetaj“në çdo moment që dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur”.

Në reagimin e tij për “Çim Peka Live” në Syri TV, Ahmetaj tha se nuk ka kryer asnjë krim për t’u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.Ahmetaj ka sjellë edhe një detaj nga paraqitja e tij në SPAK dhe përballja me Dumanin.

“Edhe në teknikën ligjore bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndom Altin Dumani disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtorë të drejtësië. Nuk kam pse të jem bashkëpunëtor se s’kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë, që kreu i SPAK i referohet Kuvendit që ky të jetë bashkëpunëtor, se s’ka prezumim pafajësie, se un jam shembull i 10 standardeve. E dyta unë kam qenë në SPAK, Altin Dumani nuk ka guxuar të më bëjë asnjë pyetje. E ka marrë me urdhër çështjen time”, deklaroi Ahmetaj.

Të fundit