Flash News
Dy javë pasi mori vaksinën, Pëllumb Pipero rezulton me Covid-19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Grabitje me armë në një farmaci në Tiranë, autori merr xhiron ditore
Aksident në autostradën Levan-Vlorë, ndërron jetë një person, një tjetër në gjendje të rëndë
Para në këmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet drejtor i Kadastrës në Berat
"Ai ishte regjisori im i mirë", Roza Anagnosti kujton Fejzon; rrëfim mbi zanafillën e miqësisë së tyre 50-vjeçare dhe momentet e vështira në "Fije që priten"

Dy ditë pas ndarjes nga jeta të regjisorit Muharrem Fejzo, aktorja e njohur, Roza Anagnosti, ka bërë një rrëfim të ndjerë në të cilin kujton zanafillën e miqësisë së tyre 50-vjeçare, por edhe momentet e vështira pas xhirimit të filmit “Fije që priten”.
Aktorja e njohur tregon se një bisedë pranë sheshit “Shopen”, një të hënë nëntori, ishte nisja e miqësisë së tyre.
“Ai ishte regjisori im i mirë. I paqtë në sheshxhirim. Duhet ta nderoj kujtimin e tij”, shprehet Anagnosti për regjisorin e filmave “Fije që priten” e “Mësonjëtorja”, ku ajo pati rolet e saj të para.
Më sytë drejt qiellit e mallin e pashuar, në një intervistë për Neës 24, Anagnosti flet për humbjen e një miku e një burri fisnik, që vishej me sqime e sillej si aristokrat, që buzëqeshte kur e trishtonin e luftonte si mbret, për Fejzon “regjisorin e saj të dashur”.
“E kam njohur Fejzon 50 vite më parë. Me pas punova në dy filma me të, me dhuroi dy role të mëdha. ‘Besa’ të ‘Fije që priten’ e ‘Dafina’ të ‘Mësonjëtorja’. Me rolin e dytë fitova çmim dhe ishte kurora që ai më dha mua. Nuk e vlerësuan sa duhet por ai ishte i vetëdijshëm për atë që ishte. Dhe ishte krenar. Ai nuk u mposht. Ishte e rëndë kur pasi mbaruam filmin ‘Fije që priten’ hoqën Bert Ndrenikën. Aktor i mrekullueshëm. Rrezikova dhe unë për shkaqe biografie, por nëse do më hiqnin dhe mua filmi do humbte gjithë xhirimet, të tilla ishin kohët. Tematika ishte e përcaktuar e detyrueshme. Ne bënim ato që mundnim”, thotë Roza Anagnosti për filmin që dikur ishte në lupën e censurës dhe sot në atë të përçimit të propagandës.
Biseda në sheshin ‘Shopen’ është një rikujtim për mikun e saj të hershëm që u shua në një spital në Itali, larg të gjithëve dhe i vetëm duke lënë pas kujtimin e një buzëqeshje që çarmatoste këdo.
Ditari politik









Të fundit

Skandali tek Covid-2, Gjykata e Apelit le në burg Tire Alldërvishin
27 Janar 2021, 11:18
Atentati në Vlorë/ Mitro: Kam qenë me kurriz, s'kam konflikte me askënd
27 Janar 2021, 11:07
Dy javë pasi mori vaksinën, Pëllumb Pipero rezulton me Covid-19
27 Janar 2021, 11:06
Shkodër, 2365 ha të përmbytura dhe 55 shtëpi të rrethuara nga uji
27 Janar 2021, 11:00
Refuzohet kërkesa e Hashim Thaçit për lirim të përkohshëm
27 Janar 2021, 10:45

Kryemadhi në Divjakë: Fokusi i LSI është fuqizimi ekonomik i gruas
27 Janar 2021, 10:17



Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Janar 2021, 09:24

Reshje dëbore gjatë natës në Korçë, bllokohet një pjesë e aksit të Dardhës
27 Janar 2021, 09:10
25 vjet përkujtime të Holokaustit në bundestagun gjerman
27 Janar 2021, 08:51
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, mesazhi i Metës
27 Janar 2021, 08:40
Winx-at kthehen në një serial me njerëz, fansat zhgënjehen për shumë arsye
27 Janar 2021, 08:36
Telefonata e parë Biden-Putin, VOA zbardh detaje nga biseda
27 Janar 2021, 08:23
Senati konfirmon Antony Blinken për postin e sekretarit të Shtetit
27 Janar 2021, 08:21
Ulen temperaturat, mësoni si do të jetë moti sot
27 Janar 2021, 08:17
Skema nga bilancet: Si futen paratë informale në ndërtim
27 Janar 2021, 08:10
‘Benzi’ përplaset me kamionin, humb jetën drejtuesi 30-vjeçar
27 Janar 2021, 08:08

Horoskopi, 27 janar 2021
27 Janar 2021, 07:52