Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Kukës, plagosen dy të rinj, njëri në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Kukës, plagosen dy të rinj,

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në qytetin e Kukësit, në zonën e njohur si “Sheshi Agjensia”.

Një automjet tip “Benz”, ku udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara pranë rrugës, për të përfunduar më pas disa metra më poshtë pasi ka humbur kontrollin.

Dy të rinjtë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur rëndë. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët janë dërguar fillimisht në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Gjendja e 17-vjeçarit është përkeqësuar ndjeshëm si pasojë e një hemorragjie të brendshme në kokë dhe dëmtimeve të organeve të brendshme.

Rreth orëve të para të mëngjesit, ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku vijon të jetë në kujdesin intensiv.

Të fundit