Flash News

E-TJERA

Aksident i trefishtë në aksin Klos-Burrel, përfundojnë në spital dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Klos-Burrel, përfundojnë

Një aksident i trefishtë është regjistruar ktëë të enjte në aksin rugor Klos-Burrel. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë goditur një motor.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia nddhet në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Klos-Burrel, janë aksidentuar me njëri-tjetrin dy automjete dhe një motomjet, me drejtues shtetasit G.N., S.S dhe Xh.T.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve dhe motomjetit, kanë mbetur të lënduar shtetasit G.N., dhe Xh.T., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Të fundit