Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Librazhd

Aksident me vdekje në Librazhd

Një 57-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë, shtetasi M. A. në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi kamioçinën që drejtonte dhe kamioçina ka dalë nga rruga.

Për pasojë, shtetasi M. A., 57 vjeç, banues në fshatin Kuternan, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit