All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Aksident në aksin Fier-Vlorë/ Shuhet familja me katër anëtarë, tre të plagosur

Aksident në aksin Fier-Vlorë/ Shuhet familja me katër
Foto nga vendngjarja
All - Paragraf - 1

Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë ka rezultuar fatal për një familje. Çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët e mitur kanë humbur jetën.

Ndërkohë tre të persona të tjerë janë plagosur dhe po marrin në spital ndihmën mjekësore.

All - Paragraf - 3

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:23 në vendin e quajtur “Kripa”, ku automjeti tip “Audi” është përplasur me një mjet tip “Toyota”. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Nga aksidenti u shua një familje e përbërë nga Eduard Gushi, emigrant prej 2 vitesh në Greqi, i cili po kthehej në shtëpi bashkë me familjen e tij, bashkëshorten Silvanën dhe dy vajzat 14 dhe 9 vjeç, Anastasia dhe Eva.

Nga përplasja janë lënduar edhe tre të rinj që udhëtonin me mjetin Audi, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi.

Përplasja mes dy automjeteve ka qenë shumë e fortë dhe është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë nga makina. Informacionet që vijnë nga vendngjarja tregojnë se në rrugë kanë mbetur shenjat e frenimit dhe se "Audi" që ra në kanal, ka krijuar dhe një gropë. 

 

Të fundit