Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, 3 policë përfundojnë në spital

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, 3 policë përfundojnë

Një makinë ka përplasur automjetin e policisë në aksin Levan-Tepelenë.

Si pasojë janë dëmtuar punonjësit e policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 16:50.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 16:50, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Frakull e Madhe, automjeti tip "Land Rover" me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip "Skoda", me drejtues punonjësin e Policisë H. K.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit